Kolegji rrëzoi si të pakuptimta dhe pa prova disa nga gjetjet e Komisionit për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj, por la në fuqi vendimin e shkarkimit pasi konfirmoi konfliktin e interesit, mosjustifikimin e pasurisë dhe “defekt të rëndësishëm në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore”.
KPA
Kolegji gjen cenim të procesit ligjor në vendimin e ish-gjyqtarit Genci Sinjari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se KPK duhej ta kishte njoftuar ish-gjyqtarin Genci Sinjari dhe t’i kishte garantuar të drejtën për t’u dëgjuar në seancë, edhe pas dorëheqjes së tij –ndërsa lë në fuqi përjashtimin e tij për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.
KPA largon nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
Rihetimi në Kolegj nxorri pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana
Dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj prokurores së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, për një kredi për strehim dhe konflikt interesi, u rrëzuan gjatë hetimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Vendimi për Ana Golloshin, KPA: Hetimi i pasurisë nuk kufizohet te abuzimi me detyrën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit arsyetoi kundër pretendimeve të ish-këshilltares ligjore, Ana Golloshi, se hetimi duhej të kryhej për kohën që ajo ishte në detyrë dhe u shpreh se pamjaftueshmëria e pasurisë nuk fokusohej posaçërisht te korrupsioni apo abuzimi me detyrën.
Ish-gjyqtarja Arjana Fullani kërkon rikthimin ‘nga dritarja’ në sistemin e drejtësisë
Ankimi i ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani kundër vendimit që e përjashton atë për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë do të shqyrtohet në seancë publike nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.