Në mënyrë unanime, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i ka rrëzuar shkaqet e ngritura në ankimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini dhe ka vendosur lënien e shkarkimit në fuqi.
KPA
KPA: Gjyqtari Pashk Gjaci kreu veprime fiktive për justifikimin e pasurive
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-kryetari i Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci kreu marrëveshje shkëmbimi me familjarët e tij për prona që i zotëronte vetë, me qëllim që të justifikonte burimin e krijimit të tyre në deklarimin fillestar.
KPA: Pasaktësitë e bënë të pamundur kontrollin e pasurisë së Artan Bajramit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-prokurori Artan Bajrami ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme të pasurisë, por jo deklarim të rremë siç vlerësonte KPK. Kolegji arsyeton se shkalla e parë nuk ka argumentuar disa prej gjetjeve, por vendimi i shkarkimit mbeti në fuqi.
Komisioneri Publik tërhiqet pjesërisht nga ankimi ndaj prokurorit Dritan Peka
Komisioneri Publik Darjel Sina u tërhoq nga shkaqet e ankimit për profesionalizmin dhe etikën të paraqitura prej tij kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Dritan Peka, por kërkoi shkarkimin e Pekës për kriterin e pasurisë.
KPA la në fuqi shkarkimin e Arben Zefit për pasurinë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar shumicën e pretendimeve të ish-gjyqtarit Arben Zefi, duke vlerësuar se ai ka kryer deklarime të pasakta, nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe shpenzimet si dhe është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit.
Vendimi i vetëm për ‘trajnim të detyrueshëm’ sfidohet nga dy ankime në Kolegj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj – i pezulluar nga detyra për trajnim të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi i KPK kontestohet nga Komisioneri Publik dhe vetë Gokaj.