Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pasaktësi në deklarimin e disa pasurive dhe mungesë burimesh financiare të ligjshme për krijimin e tyre.
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Shkëlqim Mustafa –Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Shkëlqim Mustafa do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Bardhok Lleshi –Prokuroria e Lezhës
Prokurori Bardhok Lleshi nga Prokuroria e Lezhës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në vitin 2014, ai u kallëzua nga ILDKPKI për fshehje pasurie në vlera të mëdha, por çështja u pushua nga Prokuroria.
Komisioni gjen mungesë burimesh për shpenzimet e prokurores Lindita Ziguri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar barrën e provës prokurores së Tiranës, Lindita Ziguri që të dokumentojë burimet e ligjshme të dajës së saj për 5 mijë euro hua si dhe të ardhurat e kunatit që ka sponsorizuar shkollimin vajzës së saj në Paris për 4 vite.
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri përballet me pikëpyetje për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamundësi financiare për blerjen e dy automjeteve, por gjyqtarja e Apelit të Tiranës e kundërshtoi analizën financiare. Ajo e vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.
Komisioni rrëzon raportin e DSIK për gjyqtaren Igerta Hysi
KPK e konsideroi raportin negativ të DSIK të pabazuar dhe vlerësoi se vendimi i gjyqtares së Fierit, Igerta Hysi për lirimin e një personi të kërkuar nga Italia për trafik droge në vitin 2014 ishte i drejtë. Nga hetimi pasuror nuk rezultuan probleme.