Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren Rabiana Halili, duke i hequr të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë në 15 vitet e ardhshme.
KPK
KPK e shkarkoi prokuroren Silvana Pani për fshehje pasurie
Një sërë deklarimesh të pasakta, kontradiktore dhe mosdeklarimesh penalizuan prokuroren e Përmetit Silvana Pani. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli në përfundimin se ajo kishte bërë fshehje pasurie, kishte konflikt interesi dhe një balancë negative pre 11.5 milionë lekësh.
Gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele përballet me probleme në të tri kriteret
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin. Në seancë u debatua edhe për gjendjen shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Prokurori Kujtim Luli përballet me pyetje për një kredi të butë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme serioze të prokurorit Kujtim Luli, ndërsa ky u fundit u ballafaqua me pyetje për përfitimin e një kredie të butë si dhe dënimin e nipave të tij –për të cilët tha se i kishte deklaruar në formularin e figurës.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Albano Çepele –Gjykata e Shkodrës
Gjyqtari Albano Çepele do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Minuset e mëdha financiare i kushtuan karrierën gjyqtarit Artur Gaxha
Në vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha kreu veprime fiktive për të justifikuar investimet në pasuri të paluajtshme –ndërsa balancat negative llogariten në dhjetra milionë lekë.