Veprimet juridike për të përfituar një kredi të butë për strehim i kanë hapur telashe gjyqtarit Klodian Kurushi gjatë procesit të rivlerësimit.
KPK
Prokurorja Doloreza Musabelliu konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë prokuroren e Prokurorisë për Krime të Rënda, Doloreza Musabelliu.
Përplasja për kreun e Kadastrës së Durrësit nxjerr krye në vetingun e Anita Jellës
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella u kritikua nga Jacobs për një udhëzim të lëshuar prej saj për mosarrestimin e kreut të Kadastrës, Liridon Pula, i cili ishte injoruar nga prokurori i çështjes. Prokurorja u përball me një seri pyetjesh edhe për hetimin e pushuar ndaj një gjyqtareje.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Genti Xholi – prokuror i Apelit Tiranë
Prokurori Genti Xholi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar – Klodian Kurushi –Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Dyshimet për konflikt interesi vënë në pikëpyetje karrierën e gjyqtarit Fatri Islamaj
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj u ballafaqua me dyshimet për trajtim preferencial në blerjen e një apartamenti, mosdeklarime si dhe dy raste të mundshme të konfliktit të interesit. Ai i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.