Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin e anëtarit të KPA-së, Luan Daci kundër vendimit të formës së prerë për dënimin e tij për falsifikim, duke i hapur rrugë shkarkimit të tij të bllokuar nga një vendim i kolegut Ardian Hajdari.
Lajme
Kolegji vendos të verifikojë aktivitetin privat të bashkëshortit të Lindita Zigurit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me anë të një vendimi të ndërmjetëm të marrë me shumicë votash, vendosi të kryejë hetimin bazuar në kërkimet e Komisionerit Publik lidhur me aktivitetin privat të mëparshëm të bashkëshortit të prokurores Lindita Ziguri Male.
Gjyqtarja Klorinda Çela përballet me akuza për fshehje pasurish në KPK
Ashtu si në procesin e rivlerësimit të bashkëshortit të saj të shkarkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme.
Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA. Braho argumentoi burimet e pasurisë dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Ajola Prençi përballet me raport negativ të DSIK për shkak të bashkëshortit
DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurores Ajola Prençi, bazuar në dënimin e bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion. Prençi e kundërshtoi si të pabazuar dhe dashakeq konstatimin e DSIK-së dhe kërkoi që të mos penalizohej për shkak të bashkëshortit.
Kolegji çel hetimin gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, që e konsideroi hetimin e KPK-së si jo-shterues dhe pranoi një duzinë me prova të dorëzuara nga prokurorja Lindita Ziguri për kriterin e pasurisë.





