Komisioni vendosi me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri për problemet në kriterin e pasurisë.
Lajme
Gjyqtarja Manjola Bejleri jep shpjegime për balancat negative për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive si pasojë e pamundësisë për të provuar ligjshmërinë e disa burimeve të deklaruara, që u kundërshtuan nga gjyqtarja e Tiranës Manjola Bejleri.
KPA me dy qëndrime për vetingun e gjyqtarëve të shkarkuar për korrupsion
Kolegji e cilësoi të drejtë vendimin e Komisionit për përfundimin e vetingut pa vendim përfundimtar për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha, duke shënuar standard të ndryshëm nga qëndrimi që mbajti për çështjen e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, kur u pranua ankimi i Komisionerit Publik, Darjel Sina i cili kërkoi unifikimin e praktikës për çështje […]
Komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit të KPK për Ibrahim Hoxhën
Komisioneri Publik, Darjel Sina tha në konkluzionet përfundimtare se i qëndronte parashtrimeve të mëparshme për ndryshimin e vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha.
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari.
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Genti Shala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.






