Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstaton se prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj ka qenë në pamundësi në vlerë të mëdha për krijimin e pasurive që disponon, përfshirë një vilë 4-katështe tek ‘Uji i Ftohtë’ – e ndërtuar mbi tokë shtet të pushtuar.
Lajme
KPK përmbyll pas një viti sagën e vetingut ndaj gjyqtarit Bib Ndreca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se nuk ishte gjetur asgjë e re në rihetimin e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Bib Ndreca. KPK njoftoi se do të shpallte vendimin në 18 janar, thuajse një vit pa seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.
KPK shkarkon prokurorin Arben Allajbeu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Allajbeu.
Prokurori biznesmen, Bardhok Lleshi akuzohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezhës ka fshehur pasuri, se është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk mundet të provojë burimin e ligjshëm të pasurive të tij. Avokati i Lleshit i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi riçeljen e hetimit.
Kolegji sanksionon largimin 15-vjeçar nga sistemi i drejtësisë për ish-inspektorin e KLD-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e KPK mbi ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përcaktuar se atij i ndalohej përfshirja në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtares Albina Spaha.