Trupa e KPA gjatë vendimit për ish-inspektorin Pirro Samara. Screenshot nga trasmetimi i KPA në Youtube.
KPA Lajme Vendi

Kolegji sanksionon largimin 15-vjeçar nga sistemi i drejtësisë për ish-inspektorin e KLD-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e KPK mbi ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përcaktuar se atij i ndalohej përfshirja në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Trupa e KPA gjatë vendimit për ish-inspektorin Pirro Samara. Screenshot nga trasmetimi i KPA në Youtube.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, çeli dhe mbylli brenda një ore shqyrtimin gjyqësor, të ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Darjel Sina kundër vendimit të Komisionit për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Piro Samara.

Trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Ina ramën dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Natasha Mulajn vendosi, të ndryshojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe sanksionojë ndalimin e Samarës për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet.

Komisioni i cili kishte ndërprerë procesin e rivlerësimit për Samarën pas largimit të këtij të fundit nga puna e inspektorit pranë ish-KLD-së, nuk e kishte konsideruar këtë si dorëheqje nga sistemi dhe nuk kishte sanksionuar ndalimin për të qenë pjesë e sistemit.

Komisioneri Publik Dariel Sina ankimoi çështjen dhe në seancën e vetme për këtë çështje i kërkoi KPA që të vendoste këtë ndalim në vendim, duke arsyetuar se qëndrimi i KPK ishte i gabuar.

Gjatë seancës së të mërkurës, ai u qëndroi shkaqeve të ankimit duke e konsideruar të paqartë shkakun përcaktues të pushimit të procedurës nga ana e Komisionit, pasi sipas tij se nuk referohen fakte apo prova mbi të cilat është marrë vendimi.

Ai solli në vëmendje se Komisioni i referohet dispozitave ligjore për arritjen e moshës së daljes në pension, por se ky fakt ka rezultuar i paprovuar. Duke ju referuar kërkesës së Samaras drejtuar Komisionit Sina evidentoi se subjekti deklaron se është 51 vjeç dhe se se nuk është në moshë pensioni.

Samara, sipas KPA, edhe pse ishte njoftuar për seancën nuk ishte paraqitur pa ndonjë shkak. Po ashtu ai nuk paraqiti as vërejtje në lidhje me ankimin e Komisionerit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *