Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës pas vendimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Fahrije Stringa

Gjyqtarja Fahrije Stringa Budo e Gjykatës së Tiranës e priti me lot dhe emocioni njoftimin e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ishte konfirmuar në detyrë.

Stringa, njoftimi i vendimit i të cilës u dha të enjten, ishte përballur të martën më 11 prill 2023 gjatë seancës dëgjimore me një sërë pyetjesh dhe kërkimesh për shpjegime mbi balancat negative në vlera të konsiderueshme, të krijuara kryesisht nga mosdeklarimi i saktë sipas KPK-së i kursimeve cash ndër vite.

Megjithatë gjyqtarja mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u konstatuan disa ankesa dhe denoncime ku ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe tejkalim të afateve në gjykim, për të cilat ajo dha shpjegime të detajuara duke shpjeguar se zvarritjet nuk kishin ardhur prej saj.

Fahrije Stringa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Fahrije Stringa Budo u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *