Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Nishani – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Sokol Nishani – Prokuroria e Durrësit

Prokurori Sokol Nishani i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të premten më 14 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Sokol Nishani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 si oficer i policisë gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Sokol Nishani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Sokol Nishani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Nishani nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh si dhe kursime në cash në vlerë pothuajse të njëjtë me ato bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 57.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 73% kanë si burim aktivitetin privat të bashkëshortes si notere, 19% pagën e subjektit, 5.6% pagat e familjarëve dhe gati 2% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2012, subjekti Sokol Nishani deklaron shitjen e një automjeti me vlerë 1,400,000 lekë dhe blerjen e një tjetër automjeti me vlerë 25,000 euro. Burimet e deklaruara janë të pamjaftueshme në vlerën e 597,704 lekëve për të mbuluar blerjen e automjetit, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *