Përfaqësuesja ligjore e prokurorit Arben Allajbeu në seancën dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Vendi

KPK shkarkon prokurorin Arben Allajbeu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Allajbeu.

Përfaqësuesja ligjore e prokurorit Arben Allajbeu në seancën dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten se kiste vendosur shkarkimin e prokurorit të Tiranës Arben Allajbeu.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokurorin Arben Allajbeu, i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon, ngriti dyshime gjatë seancës degjimore se prokurori kishte fshehur një apartament në emër të vjehrrës së tij.

Dyshimet që u ngritën bazuar në një denoncim anonim, u kundërshtuan nga përfaqësuesja ligjore e Allajbeut, Antoneta Sevdari, e cila tha se denoncimi anonim nuk ishte provë dhe mund të kishte ndikuar Komisionin

Prokurori nuk ishte i pranishëm në seancë. Sevdari kishte njoftuar gjatë seancës dëgjimore se ai kishte një problem shëndetësor.

Arben Allajbeu e ka filluar karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore, për t’u emëruar prokuror në Prokurorinë e Beratit në vitin 2014. Në nëntor 2016, Allajbeu u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kryen aktualisht funksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *