Gjyqtarja e Tiranës, Dhurata Balla nuk u paraqit në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi kishte dorëzuar më parë raport mjekwsor se vuante nga gjendrat tiroide. Përfaqësuesi i saj ligjor kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë që u pranua nga Komisioni.
Lajme
Problemet me dy makina dhe një apartament vunë në vështirësi prokurorin Tasim Puci
Prokurori i Beratit, Tasim Puci u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit. Puci kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërsa pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri.
Shtyhet seanca në KPA për prokurorin Artan Madani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi si prova disa dokumente të tjera të dorëzuara nga prokurori i Kavajës, Artan Madani dhe i la detyrë Komisionerit Publik që të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto dokumente.
‘Veting për babanë’: Bledar Maksuti përballet me seancë të pazakontë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh të ligjshme në të ardhurat, shpenzimet dhe pasuritë e babait të ndjerë të prokurorit Bledar Maksuti –duke evidentuar situatën e pazakontë në këtë proces.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Alma Hicka
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës dhe Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka është larguar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
KPA çel hetimin gjyqësor për Kastriot Selitën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të administrojë provat e reja të dorëzuara nga kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita si dhe të hetojë mbi 12 denoncimet e reja të mbërritura ndaj tij.






