Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula u përball sërish me mungesa në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme për ndërtimin e një vile 3-katëshe. Subjekti kundërshtoi të dhënat e analizës financiare dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Lajme
KPK do hetojë raportet mjekësore të gjyqtarit Petrit Aliaj
Pas shtyrjes së seancës së tretë dëgjimore me një tjetër raport mjekësor nga gjyqtarit Petrit Aliaj, KPK i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të caktojë një mjek për ekzaminimin e tij të pavarur dhe i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë hetimin e protokolleve dhe raporteve të lëshuara.
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj shtyn për herë të dytë përballjen me KPK
Në të dyja rastet, gjyqtari Petrit Aliaj dorëzoi raport mjekësor për paaftësi në punë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke shtyrë seancën dëgjimore.
Kreditë dhe adresat, KPA çel hetimin gjyqësor ndaj prokurores Manjola Kajana
Palët lexuan pretendimet para Kolegjit, ndërsa ranë dakord që çështjet e ngritura të rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund të gjendet në konflikt interesi, por prokurorja ka kundërshtuar këto pretendime.
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Admir Belishta
Vendimi i shkarkimit ndaj ish-kreut të Gjykatës së Korçës Admir Belishta u la në fuqi nga Kolegji i Apelimit, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi.
Gjyqtari Tomor Skreli, u dorëhoq para seancës dëgjimore
Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës u njoftuar për seancë dëgjimore, por i dërgoi KPK-së vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që njoftonte mbarim e mandatit me dorëheqje.