Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mbajti të hënën seancës dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Artan Shtrungza.
Lajme
Konflikti interesit, kryetarja e Kolegjit jep dorëheqjen nga shqyrtimi i gjyqtarit Artur Malaj
Pasi BIRN hodhi dritë mbi akuzat për konflikt interesi midis gjyqtarit të Gjykatës Administrative Artur Malaj dhe kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i ankimit të Komisionerit Publik kundër subjektit të rivlerësimit.
KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte rihapur hetimet për kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha. KPK nuk bën me dije arsyet e rihapjes së hetimeve.
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokuroren Rovena Gashi
Kolegji rrëzoi përfundimisht kërkesën e prokurores Rovena Gashi për t’u mbrojtur nga motra e saj gjyqtare, edhe pas dorëheqjes së kësaj të fundit dhe vendosi të shpallë vendimin përfundimtar më 29 maj.
Komisioneri kërkon shkarkimin në Kolegj, Islamaj: Pasuria ime është e ligjshme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli shqyrtimin gjyqësor për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj pas konkluzioneve të palëve. Vendimi për karrierën e Islamajt do të shpallet më 22 maj.
KPK konfirmon drejtuesen e prokurorisë së Pukës
Komisioni njoftoi konfirmimin e Elidiana Kasës, drejtuese e Prokurorisë Pukë. Kasa u hetua në të tre kriteret e vettingut.