Kolegji i Apelimit i ka kërkuar gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj të shprehet mbi cilësinë e udhëtimeve të tij jashtë shtetit, në mënyrë që ato të përllogariten në analizën financiare të shpenzimeve dhe të ardhurave të subjektit.
Lajme
Prokurori Altin Binaj përballet me dyshime për pamjaftueshmëri të pasurisë
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Vlorës Altin Binaj u gjet sipas relacionit me mungesë të ardhurash për vitet 2008, 2011 dhe 2013. Ai u vlerësua pozitivisht në dy kriteret e tjera. Binaj kundërshtoi gjetjet e KPK mbi pasurinë dhe kërkoi të konfirmohej.
Kolegji kërkon të dhëna shtesë mbi udhëtimet e gjyqtarit Edmond Islamaj
Kolegji i Apelimit njoftoi të martën se ka kërkuar të dhëna shtesë nga sistemi TIMS për udhëtimet jashtë vendit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
Problemet me profesionalizmin, shkarkohet kryetari i Gjykatës së Kurbinit
KPK vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. Hetimi i gjeti probleme në pasuri dhe profesionalizëm.
KPK konfirmoi Alma Muçën, kërkoi t’i mbahej parasysh qëndrimi i saj për “Masakrën e Çoles”
Prokurorja Alma Muça kaloi shkallën e parë të procesit të vetingut, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rekomandoi që kallëzimi i prokurorisë së Vlorës ndaj saj rreth qëndrimit të mbajtur për çështjen e njohur si Masakra e Çoles të mbahet parasysh në vlerësimin periodik.
Konfirmohet në detyrë këshilltari ligjor Adrian Shega
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit njoftoi se këshilltari ligjor pranë Gjykatës së Lartë Adrian Shega, u konfirmua në detyrë nga procesi i rivlerësimit.