Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtaren Alma Liçaj, me detyrë kreu i Gjykatës së Apelit Vlorë.
Lajme
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ramadan Troci
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra prokurorin Ramadan Troci, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Tregti, borxhe dhe dhurata: Pikëpyetjet mbi kryegjyqtaren e Vlorës mbetën pa përgjigje
Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë-ndërsa ajo preferoi të shmangte shpjegimet duke i qëndruar argumenteve të dorëzuara me shkrim.
Kolegji shqyrton apelimin e Komisionerit Publik ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi të hënën në seancë dëgjimore ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.
KPK konfirmon në detyrë kandidaten për në Gjykatën Kushtetuese
Arta Vorpsi u konfirmua mëngjesin e të hënës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vorpsi është aktualisht këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është po ashtu kandidate për një nga vendet e mbetura vakante në këtë gjykatë.
Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese drejt konfirmimit nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi në të treja kriteret këshilltaren ligjore të Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi. Bazuar në relacionin e lexuar Vorpsi nuk kishte probleme me pasurinë e figurën, ndërsa opinionet e saj ligjore u vlerësuan si të rëndësishme e me ndikimin në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.