Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për 1-vit prokurorin Elvin Gokaj dhe urdhëroi ndjekjen prej tij të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës-njëra nga masat disiplinore që aplikohet për herë të parë nga institucionet e vetingut.
Lajme
Problemet me pasurinë ngrejnë pikëpyetje mbi karrierën e prokurorit Hysen Keta
Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit Hysen Keta u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura në ndërtimin e një shtëpie dhe disa mosdeklarime. Keta kërkoi konfirmin në detyrë, ndërsa u mbrojt në disa raste me harresën.
Olsian Çela kalon vetingun dhe vazhdon garën për Prokuror të Përgjithshëm
Vendimi i konfirmimit në detyrë u prit me duartrokitje në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Çela-i cili vazhdon tashmë garën për Prokuror të Përgjithshëm shmangu komentet për mediat.
Ndihmësja ligjore e Gjykatës së Lartë Maela Alicanaj përballet me vetingun
Maela Alicanaj, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me disa pikëpyetje mbi pasurinë. Alicanaj kërkoi të konfirmohej në detyrë.
KPK ngre pikëpyetje mbi profesionalizmin e kreut të Prokurorisë së Apelit Shkodër
Prokurori Elvin Gokaj u përball me disa probleme të dosjeve të hetuara prej tij si dhe me denoncime nga publiku që ngrinin pikëpyetje mbi pastërtinë e figurës. Subjekti i konsideroi të pavërteta denoncimet dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Provat bindin Komisionerin, kërkon në Kolegj konfirmimin e Nertina Kosovës
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit lënien në fuqi të konfirmimit të gjyqtares së Krimeve të Rënda, Nertina Kosova pasi është provuar burimi i ligjshëm i pasurisë, ndërsa i qëndroi argumentit për ta konsideruar babanë e saj person të lidhur.






