Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentian Medja.
Lajme
ONM kundër konfirmimit të Zaganjorit, kërkon rihapjen e vetingut në Apel
Njësoj si në rastin e Bashkim Dedjes së Kushtetueses, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kundërshtoi konfirmimin në detyrë edhe për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili pritet të përballet tashmë me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Konfirmohet Dollapaj, ngritja e KLP-së pret vetingun e 4 kandidatëve të fundit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Mbeten për të kaluar në veting edhe katër kandidatë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Deklaratat kontradiktore dhe kontratat fiktive ngelën në veting prokurorin Kaloçi
Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi nuk arriti të shpjegonte bindshëm origjinën e një apartamenti 145 m2 dhe një dyqani 132 m2 në Tiranë, të blera në vitet 2003-2005.
Prokurori Arben Dollapaj drejt konfirmimit në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka konstatuar probleme serioze gjatë procesit të rivlerësimit për pokurorin e Apelit Shkodër Arben Dollapaj, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
KPK konfirmon gjyqtarin Artur Malaj, pavarësisht dyshimeve të ONM
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj u konfirmua në detyrë me një vendim unanim nga komisioni, pavarësisht se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pati ngritur një pafundësi pikëpyetjesh për prona të fshehta dhe pronat e kunatit të tij.