Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke arsyetuar se ai nuk kishte arritur një nivel të besueshëm në deklarimin e pasurisë.
Lajme
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Tiranës Fatos Qato
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatos Qato u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili pas hetimit administrativ e akuzoi atë për mungesë burimesh financiare.
Gjyqtarit të Apelit s’i dalin llogaritë për arredimin dhe shkollimin e vajzave në Holandë
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatos Qato u ballafaqua me dyshimet për deklarime kontradiktore si dhe mungesë burimesh për arredimin e shtëpisë në vlerën 25 mijë euro dhe shkollimin e fëmijëve në të njëjtën shumë. Ai kundërshtoi analizën e KPK-së dhe tha se kishte burime të ligjshme.
Gjykatësja Alma Kolgjoka përballet pa probleme me vetingun
Kryetarja e Gjykatës së Krujës Alma Kolgjoka u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar i vuri në dukje vonesat e çështjeve në gjykatën të cilën ajo drejton dhe i kërkoi të bënte diçka për të ndryshuar situatën. Kolgjoka kërkoi konfirmim në detyrë.
Ankimi ndaj Alma Bratit: Kolegji i jep kohë Komisionerit të njihet me provat
Apelimi ndaj vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Brati, KPA i jep kohë Komisionerit Publik të njihet me provat e reja të administruara nga subjekti
Prokurori Arben Kraja drejt rikonfirmimit në detyrë
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe rezultoi pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.






