Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, një nga dy të mbijetuarit e vetëm të kësaj gjykate, deklaroi se vetingu është “si të kalosh përmes varrit dhe të kthehesh mbrapsht”. Telashet e tij duket se nuk kanë përfunduar pasi komisionerët publikë vendosën apelimin e vendimit për konfirmimin e tij në detyrë.
Lajme
Kolegji konfirmon shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Besim Trezhnjeva
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i mbledhur në dhomë këshillimi hodhi poshtë ankimimin e gjyqtarit të Apelit Durrës Besim Trezhnjeva, duke konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi nga detyra për fshehje pasurie.
Gjyqtari Bledar Abdullai përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Hetimi administrativ i KPK-së konstatoi pasaktësi në deklarime dhe probleme me pasurinë e bashkëjetueses së gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, i cili kandidon edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjyqtari Ardian Dvorani kalon testin e vetingut
Anëtari i Gjykatës së Lartë u deklarua i pastër në justifikimin e pasurisë, në pastërtinë e figurës dhe në aftësitë profesionale, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Prokurorja Rovena Gashi dështon në testin e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të mërkurën nga detyra prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi, e cila është aktualisht e pezulluar dhe nën hetim për fshehje pasurie.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Astrit Faqolli, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.






