Në vendimin për ish-kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Kolegji rrëzoi një raport negativ të DSIK-së për figurën si të paprovuar, por la në fuqi vendimin e shkarkimit për pasurinë dhe profesionalizmin.
Në Fokus
KPA shkarkon Donika Prelën për mungesë burimesh financiare dhe fshehje pasurie
Kolegji i Posaçëm i Apelimit arriti në përfundimin se prokurorja Donika Prela nuk justifikoi burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe krijimin e një depozite 4.5 milionë lekë. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për shumën 25 mijë euro që bashkëshorti i subjektit e kanë dhënë hua, për të cilën […]
“Betejë” për çdo qindarkë, udhëtimet në Britani penalizuan gjyqtaren Nure Dreni
Vendimi i zbardhur i KPK-së për shkarkimin e gjyqtares Nure Dreni është bazuar kryesisht në analizën financiare për vitet 2011-2014. Dreni sipas KPK-së nuk justifikoi me të ardhura shpenzimet për udhëtimet dhe shkollim të fëmijëve në Britani.
Dhurimet dhe huatë ndajnë Komisionin në vendimin për gjyqtaren Elona Toro
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash, por anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja argumenton se personat e lidhur nuk kanë pasur burime të mjaftueshme për dhuratat dhe huatë.
Vendimi i KPK: Flutura Skënderi u shkarkua për mungesë burimesh dhe pasaktësi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesë burimesh financiare prej 1.8 milionë lekësh si dhe mosdeklarime dhe pasaktësi në deklaratat e pasurisë së gjyqtares së Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Dy raste të dyshuara të konfliktit të interesit nuk u konsideruan ‘shkarkuese’.
Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për gjyqtarin Luan Daci
Gjykata e Lartë vendosi në dhomë këshillimi që të shqyrtojë masën e sigurisë së “pezullimit nga detyra” të gjyqtarit të KPA, Luan Daci në seancë gjyqësore. Megjithatë, Gjykata e Lartë nuk i ka aktualisht pesë gjyqtarët që nevojiten për shqyrtimin e çështjes.