Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ngeli në filtrat e vetingut për shkak të kontakteve me një të dënuar për trafik narkotikësh, përfitimin e një dëmshpërblimi me të dhëna të pavërteta dhe mos-hetimin e akuzave për korrupsion ndaj një prokuroreje të Matit.
Në Fokus
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK. Ky i fundit cilësoi hetimin korrekt, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.
KPA vulos shkarkimin e Alma Liçajt për cenim të besimit te drejtësia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i rrëzoi të gjitha pretendimet e ish-kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj të paraqitura në ankimin kundër vendimit të KPK-së për shkarkimin e saj. Sipas Kolegjit, Liçaj ka kryer deklarim të rremë, ka pasur mungesë burimesh të ligjshme, ka kryer veprime fiktive dhe disponon pasuri në mënyrë të […]
‘Dosjet e mbyllura’, ONM kërkon apelim për prokurorin Besim Hajdarmataj
Ndryshe nga KPK, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i faturon ish-kreut të Krimeve të Rënda hetimet e mangëta dhe rolin e dobët kontrollues në mbylljen e disa hetimeve, ndërsa ngre pikëpyetje për vendbanimin e tij në një apartament “të mbipopulluar nga familjarët”.
Prokurori i Apelit Tiranë, Genti Xholi përballet me procesin e rivlerësimit
Prokurori i Apelit ka kundërshtuar gjatë seancës dëgjimore gjetjet e KPK-së për pasurinë e vjehrrit, person i lidhur me subjektin që i ka dhënë përkohësisht në përdorim një apartament në Tiranë.
Kredia e butë i hap telashe gjyqtarit të Krimeve të Rënda
Veprimet juridike për të përfituar një kredi të butë për strehim i kanë hapur telashe gjyqtarit Klodian Kurushi gjatë procesit të rivlerësimit.