Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzionet përfundimtare në ankimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj. Komisioneri Publik Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të paraqitura në ankim dhe në parashtrime duke kërkuar shkarkimin […]
Veting
Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK me barrë prove dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme […]
Guximtar Boçi u shkarkua për fshehjen e pasurisë dhe cenim të besimit
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas të cilit Boçi […]
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit u njoh të mërkurën me konkluzionet përfundimtare në çështjen e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha. Në seancës që zgjati për rreth katër orë, Komisionerja Publike, Irena Nino kërkoi shkarkimin e Hoxhës për shkaqet e ngritura në ankim për pasurinë dhe profesionalizmin. Hoxha i konsideroi të pabazuara shkaqet […]
Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri. Gjatë fjalës së tyre, palët mbajtën thuajse të njëjtin qëndrim si në seancën e parë të çështjes. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi KPA-së të vendoste shkarkimin e Llurit, bazuar sipas tij në […]
KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ Rilinda Selimi, pasi e konstatoi atë të papërshtatshme në kriterin e figurës. Në përmbledhje të vendimit trupa kryesuar prej Sokol Çomos, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi, vuri në dukje se kontaktet […]






