Prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri u pezullua një vit nga detyra më 13 maj 2022 për shkak të problemeve profesionale që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi gjatë procesit të vetingut të saj. Po ashtu, me anë të vendimit të ndërmjetëm, KPK caktoi detyrimin e Frashërit për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e […]
Veting
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Rilinda Selimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën me konkluzionet përfundimtare të Komisioneres Publike, Irena Nino lidhur me ankimin e kryer kundër konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi. Nino tha në seancë se nuk është provuar që Selimi të jetë gjendur ndonjëherë në kushtet e konfliktit të […]
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e prokurores Natasha Prifti
Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të hënën shkaqeve të ankimit dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë nga detyra prokuroren e Lushnjes, Natasha Prifti (Shallapi) për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Prokurorja Prifti i kundërshtoi kërkimet e komisioneres në seancën e së hënës. Nëpërmjet përfaqësuesit të […]
KPK shkarkon inspektoren e KLGJ, Brunilda Çarçiu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të inspektores së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Brunilda Çarçiu. Gjatë seancës dëgjimore më 14 qershor, Çarçiu u pyet dhe dha shpjegimet për pasurinë dhe statusin e magjistratit. Çarçiu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Komisioni konstatoi pamundësi financiare […]
KPK mbyll me sanksion karrierën e Esmeralda Ndocit në Prokurori
Në nëntor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit caktoi trupën që do të kryente procesin e rivlerësimit kalimtar për prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci dhe e filloi hetimin administrativ tetë muaj më vonë. Në janar të vitit 2020, KPK konstatoi se Ndoci kishte marrë leje të papaguar për dy vite, ndërsa në nëntor […]
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndëprerjen e vetingut për ish-ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Selami Zalli, si dhe për ndalimin e rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. KPK vendosi më 23 […]






