Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi si të pabazuar disa prej konkluzioneve të arritura nga Komisioni për pasuritë e ish-gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro, megjithatë, pamundësia financiare që mbeti pas rishikimeve të analizës financiare, u gjet penalizuese për këtë subjekt rivlerësimi. Spiro u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 12 korrik […]
Veting
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 26 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Preçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 26 shkurt vendimarjen për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. […]
Shkarkimi i prokurorit Dorian Tafilaj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë u gjet i drejtë në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj, megjithëse u pranuan si të bazuar pretendimeve të ngritur në ankimin e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të Tafilajt, pasi konkludoi në […]
Dy qëndrimet e KPA për prokuroren Zena Lila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurores së Elbasanit, Zena Lila, ku shumica e gjeti të pabazuar në ligj e në prova konkluzionin e Komisionit lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi, duke e shkarkuar atë nga detyra. Pakica çmoi se bazuar në parimin e proporcionalitetit, vendimi i Komisionit duhej […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Izet Dushaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Apelit Durrës, Izet Dushaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare gjyqtaret Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas […]






