Manjola Bejleri, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës | Foto : Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 26 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Bejlerit.

Manjola Bejleri u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me shumicë votash më 20 tetor të vitit 2021, për probleme në kriterin e pasurisë.  Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për aspektin profesional u konsiderua se kishte arritur nivel kualifikues.

Manjola Bejleri e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *