Prokurorja e Tiranës, Miranda Bushi u shkarkua nga detyra m 25 maj 2023, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK çmoi se ajo kishte kryer deklarime të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë dhe se nuk kishte burime të ligjshme për krijimin e tyre dhe mbulimin e shpenzimeve, duke rezultuar me bilanc […]
Veting
Argumentet e KPK për shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj
Prokurori i Vlorës Hyrjet Lamaj i përmbysi barrat e provës që i’u kaluan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për tre prona, por një apartament dhuruar prej vëllait u konsiderua se kishte qenë pasuri e tij prej fillimit, duke sjellë penalizim. Ndërkohë, KPK nuk gjeti probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe profesionalizmit. Lamaj […]
KPK: Petrit Hysa kreu deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë
Prokurori i Tiranës, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimimit, KPK më 24 maj 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërssa mangësitë profesionale nuk u konsideruan serioze e të përsëritura, që të sillnin penalzim. Vendimi për shkarkimin […]
Gjyqtarja Anila Karanxha kundërshton bilancin negativ për një apartament të babait
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Karanxha u përball të mërkurën më 19 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet e një apartamenti të blerë nga prindërit, pasuri për krijimin e të cilës ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Karanxha […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Klodiana Gjyzarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkrkimit nga detyra të ish gjyqtares së Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Albana Shtylla dhe anëtare Ina Rama, Natasha […]
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Alma Felaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Alma Felaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Olsi Komicin dhe anetare Etleda Çiftjan. Gjatë seancës dëgjimore më 12 korrik 2023 Komisioni nuk […]