Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e rrëzuar si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit. Urim Buci u konfirmua me shumicë votash […]
Veting
KPK shkarkon gjyqtaren e dënuar Mimoza Margjeka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën, pas një seance që zgjati vetëm 30 minuta gjyqtaren Mimoza Margjeka. Margjeka, e cila është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsion, nuk qe e pranishme në seancë, por Komisioni vuri në dukje se ajo kishte paraqitur argumentet e veta me email. Komisioni po ashtu […]
Kolegji kalon në seancë publike kërkesën për rishikim vendimi të Antoneta Sevdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të kalojë në seancë publike shqyrtimin e kërkesës për rishikim vendimit në çështjen ndaj ish-prokurores Antoneta Sevdari. “Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, […]
KPK e gjeti me pamundësi financiare prokurorin Elio Mazreku
Prokurori i Tiranës, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 23 nëntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm për pasurinë për shkak të mungesës së burimeve të të ligjshme, deklarime të pasakta e të pamjaftueshme. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe […]
KPA vendos të shqyrtojë një prej denoncimeve të reja ndaj prokurorit Julian Çafka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 2 shkurt të kalojë për shqyrtim një nga tre denoncimet e depozituara kundër prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka nga shtetasi A.LL. më 22 janar, pak ditë para seancës së mëparshme. Në fillim të seancës publike në Kolegj, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u shpreh se përmbajtja […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Ylli Bashaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se me shumicë votash kishte vendosur të lërë në fuqi vendimin që konfirmon në detyrë prokurorin Ylli Bashaj, duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. KPA bëri me dije se shumica e gjeti vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të drejtë dhe vendosi që ai të lihej […]






