Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve në procesin e rivlerësimit të prokurorit Erion Pano. Komisionerja Publike Irena Nino, që ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Panos në detyrë, i kërkoi KPA që ta ndryshojë këtë vendim duke arsyetuar se Pano “nuk arrin nivel të […]
Veting
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Kreshnik Omarit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe konfirmoi pamundësinë financiare dhe dyshimet e ngritura për fshehje pasurie në emër të prindërve. Në vendimin e arsyetuar të KPA analizohen shkaqet e ngritura në ankim prej Omarit, […]
Komisioneri Publik kërkon kthimin në shkollë të prokurorit Juljan Çafka
Komisioneri Publik Florjan Ballhysa, pasi renditi edhe një herë problemet me profesionalizmin që i ishin gjetur prokurorit Juljan Çafka i kërkoi të hënën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshonte vendimin e KPK-së dhe të dërgonte Çafkën për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës. Komisioneri po ashtu i kërkoi KPA që të dërgonte […]
Shtyhet seanca dëgjimore për prokuroren Pranvera Stafa Selita
Seanca dëgjimore për prokuroren e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita e planifikuar për t’u zhvilluar të hënën më 4 mars në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit me argumentin se përfaqësuesi ligjor i zgjedhur prej saj nuk kishte mundur të ishte i pranishëm. Pasi kryesuesja e trupës […]
Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime për bilancin negativ
Prokurori i Durrësit Madrid Kullolli u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrën e provës për një bilanc negative me rreth 3.7 milion lekë, ndërsa nuk iu vunë në dukje probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as atë të figurës. Kullolli, i pranishëm në seancë u mbrojt duke i arsyetuar problemet […]
Kolegji dëgjon palët në çështjen ndaj prokurorit Artur Ismajlukaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve gjatë shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit Artur Ismajlukaj. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi, dëgjoi fillimisht Komisioneren Publike Irena Nino, e cila përsëriti argumentet e […]






