Gjyqtarja e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan Yrfet Shkreli u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance të shkurtër dëgjimore gjatë të cilës KPK nuk vuri në dukje probleme në asnjë prej kritereve. Trupa e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bugo dhe anëtar Roland Ilia, […]
Veting
KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj. Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare […]
Prokurorja Mirela Zavalani përballet me vetingun e pasurisë së vjehrrit
Procesi i rivlerësimit kalimtar ka për qëllimin kontrollin e magjistratëve bazuar në tre kritere, përfshirë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Në rastin e prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Mirela Zavalani gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, të bëra publike gjatë seancës dëgjimore të mbajtur të martën, u fokusuan kryesisht tek pasuria e vjehrrit të […]
Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Urim Buci
Komisionerja Irena Nino i kërkoi të martën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shqyrtojë edhe një herë çështjen ndaj prokurorit të Dibrës Urim Buci dhe të vendosë shkarkimin e tij. Në ankimin e paraqitur dhe mbështetur kryesisht në qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Nino thotë se “subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm […]
KPA rishikon vendimin e KPK-së për ish-prokurorin Besnik Cengu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpallit të martën vendimin mbi ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, mbi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi për subjektin e rivlerësimit, Besnik Cengu. Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm […]
Problemet me një kontratë shit-blerje vënë në vështirësi prokurorin Ylli Bashaj
Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën se ai e vlerësonte procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por këmbënguli se ai nuk do të kishte kërkuar edhe sot kontrata noteriale për huatë e marra nga të afërm. “Ata më besojnë mua dhe unë u besoj atyre”, tha […]





