Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 6 shtator 2022 vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani për probleme në kriterin pasuror, që kishin të bënin më së shumti me pasaktësitë në deklarimin e investimeve të kryera gjatë periudhës 1996-1998 në një banesë trekatëshe në bashkëpronësi me një prej vëllezërve, si dhe […]
Veting
KPA lë në fuqi shkarkimin e Bernina Kondit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 11 tetor, lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi. Vendimi është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e KPA e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë […]
KPK del me raporte pozitive për prokurorin Erjon Imeraj
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Erjon Imeraj u përball lehtësisht të mërkurën më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan gjetje që ishin thuajse të gjitha pozitive. Imeraj falënderoi Komisionin për ‘hetimin objektiv’ dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Procesi i vetingut për prokurorin Erjon Imeraj po kryhet […]
Prokurorja Deniona Katro konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën më 12 tetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Deniona Katro. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 10 tetor, u relatua vetëm një barrë prove për pamjaftueshmëri në shumën 256 mijë lekë për blerjen e një automjeti, gjetje për të cilën ajo dha […]
Prokurorja Deniona Katro përballet pa probleme me vetingun
Prokurorja Deniona Katro e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Deniona Katro –Prokuroria e Tiranës
Prokurorja Deniona Katro e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si […]