SHEMA NUK KALON VETING - Gjyqtarja ne Gjykaten Administrative te Apelit Tirane, Bernina Kondi, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili e ka shkarkuar ate nga detyra. Kondi eshte shkarkuar nga detyra nga KPK, pasi u konstatua me probleme ne pasuri, e cila eshte nje nga 3 kriteret e vettingut, pasuria, pastertia e figures dhe profesionalizmi.	
/r/n/r/nSHEMA FAILS TO PASS VETTING - Judge of Administrative Court of Appeals, Bernina Kondi, leaves a session of the Independent Qualification Commission, IQC, which discharged her from the duty. Kondi is dismissed from office by IQC, as she was found to have discrepancies in assets, as one of three criteria of Vetting process, wealth, background and personal skills.
KPA Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Bernina Kondit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 11 tetor, lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e KPA e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Albana Shtyllën, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, që ka vendosur ta rrëzojë si të pabazuar ankimin e Kondit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 15 qershor 2020 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren  Bernina Kondi, pasi gjeti problemeve me blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe burimin e krijimit të tyre.

Gjithashtu, Kondi u gjet në pamundësi për shlyerjen e një kredie në vitin 2010, pasi nga analiza financiare u konstatua balancë negative prej rreth 1.5 milionë lekësh.

Bernina Kondi e mbaroi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *