Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 9 janar 2023 të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Pajtime Fetah, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, u vendos ndalimi i rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. […]
Veting
Gjetjet e ONM-së vënë në vështirësi prokurorin Saimir Bahiti
Prokurorit të Durrësit Saimir Bahiti iu kërkuan të martën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit sqarime në lidhje me dyshimet e ngritura nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbi etikën e tij, për shkak të marrjes së një shume prej 50 mijë eurosh hua nga një biznesmen dhe udhëtimin në makinë me një […]
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e prokurorit Erion Pano
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 6 janar 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht i komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Pano u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 24 nëntor 2022, pasi u vlerësuan bindëse […]
Viola Canaj u konfirmua në aplikim të parimit të ‘objektivitetit dhe proporcionalitetit’
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Viola Canaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 nëntor 2022, pasi balancat negative të konstatuara për blerjen e një apartamenti dhe të një makine u konsideruan të pamjaftueshme për të sjellë penalizimin e saj. Në aplikim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, […]
KPK: Prokurori Ilir Turja fshehu në emër të prindërve një shtëpi në plazh
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 7 nëntor 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Durrësit, Ilir Turja, pasi arriti në përfundimin se ai kishte fshehur në emër të prindërve një vilë në zonën e plazhit me qëllim shpangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit; se kishte mungesë të burimeve financiare […]
Vendimi për Artan Jahollarin: Komisioni vendos pro vetingut për gjyqtarët stazhierë
Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Artan Jahollari u konfirmua në detyrë më 9 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai arrinte nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Ndërkohë, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin janë ndarë […]






