Besmir Rrapaj në KPK
KPK Lajme Veting

Këshilltari ligjor Besmir Rrapaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Besmir Rrapaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 9 korrik, Rrapaj dha shpjegime më së shumti për marrëdhënien me një kushëri të proceduar nga SPAK për mashtrim me pasoja të rënda, prej të cilit kishte marrë një hua. Kjo rrethanë u relatua në kuadër të gjetjeve për kriterin e pastërtisë së figurës, megjithatë u konstatua se nuk ishin gjetur probleme. Po ashtu, KPK nuk konstatoi probleme për pasurinë dhe për profesionalizmin.

Besmir Rrapaj e ka filluar detyrën në viti 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *