Kryetari i Gjykates se Kurbinit, Alfred Gjoni, duke dale pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, | Foto : LSA
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi shkarkimin e kreut të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ia gjeti të drejta vlerësimet e shkallës së parë të vetingut lidhur me problemet e identifikuara për profesionalizimin dhe pasurinë.

Kryetari i Gjykates se Kurbinit, Alfred Gjoni, duke dale pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, | Foto : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore dhe Albana Shtylla, Luan Daci e Rezarta Schuetz anëtarë, gjykuan në dhomë këshillimi ankimin e Gjonit dhe e rrëzuan atë.

Gjoni u shkarkua nga KPK më 14 janar 2019 për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin e profesionalizmit dhe atë të pasurisë.

Një nga shkeljet që identifikon KPK është zbutja e dënimit ndaj të dënuarit për 2 vrasje, Gentian Doda. Trupa e gjykatës së Matit, me kryesues Ali Kolecin dhe anëtarë Ded Mirin dhe Alfred Gjonin ndryshoi cilësimin e akuzës ndaj Gentian Dodës nga “vrasje me paramendim” në “plagosje me dashje me pasojë vdekjen” dhe uli dënimin ndaj tij nga 20 vjet burg në 8 vjet në vitin 2016. Ky vendim u konfirmua edhe në Apel dhe u pasua me lirimin e Dodës me kohën e paraburgimit.

KPK evidentoi disa probleme edhe për pasurinë. Sipas Komisionit, Gjoni kishte kishte mungesë të burimeve financiare në vlerën 1.1 milionë lekë për një apartament 60 m2. Komisioni konstatoi deklarim të rremë dhe mungesë burimesh edhe për një apartament tjetër 47.7 metrash.

Mungesë burimesh dhe probleme me deklarimin u gjetën edhe në lidhje me një hua të dhënë nga gjykatësi.

KPK gjeti gjithashtu se ai kishte fshehur posedimin dhe përdorimin e një apartamenti në qytetin e Durrësit dhe se ka bërë deklarime të rreme në lidhje me një udhëtim në Bruksel dhe për gjykimin e çështjeve për një person me inicialet L.N.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *