Prokurorja Elina Kombi (në të majtë) dhe avokatja e saj, pas njoftimit të vendimit. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Elina Kombi. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 11 shtator nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kombit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, duke e larguar përfundimisht prokuroren Kombi nga sistemi i drejtësisë.

Elina Kombi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 3 shkurt 2022, për probleme të pasurisë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ.

Elina Kombi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo punoi fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *