Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Stafa Mura. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Stafës. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Ish-prokurorja Elveta Stafa Mura u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 23 maj 2022, për probleme të pasurisë, kriterin e vetëm për të cilin u krye procesi i vetingut ndaj saj. Po ashtu, u konkludua se kishte cënuar besimin e publikut me deklarime kontradiktore e të rreme.

Stafa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punoi prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *