Kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla. Foto:LSA
KPA Lajme Vendi

KPA lë në fuqi vendimin e ndëprerjes së vetingut për ish-këshilltarin ligjor Gentian Lile

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi në mënyrë unanime ankimin e ish-këshilltarit ligjor të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gentian Lile ndaj vendimit të Komisionit që ndërpreu vetingun dhe i hoqi të drejtën e rikthimit në sistemin e drejtësisë për 15 vite, për shkak të dorëheqjes së tij.

Kryetarja e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla (e para djathtas). Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 23 korrik vendimin për rrëzimin e ankimit të ish-këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, Gentian Lile ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij.

Më 9 dhjetor 2020, KPK vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Lilen për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë emërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se vendimi për lënien në fuqi të Komisionit është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Ramën, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon. Në njoftimin e Kolegjit nuk sqarohen shkaqet e ngritura në ankimin e Liles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *