Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme

KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana

Prokurori i Tiranës, Genci Qana u kthye në detyrë të martën me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, që ndryshoi vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, KPK për shkarkimin e tij.

Prokurori i Tiranës, Genci Qana u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore në të cilën prokurori u shpreh me superlativa për procesin e vetingut me besimin se do të konfirmohej.

Vendimi i shkarkimit të Qanës u kritikua përmes njërit nga mendimet e pakëta kundër të këtij lloji, nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili i konsideron argumentet e KPK-së si “plotësisht të paarsyeshme” dhe se “korruptonin qëllimin e ligjit”. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler, vendimi shkarkimit nga KPK u mor mbi gjetje “jashtëzakonisht të parëndësishme” dhe se ishte “jopropocional”.

Trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi të martën ankimin e prokurorit Qana, në mënyrë unanime vendosi të ndryshojë vendimmarrjen e KPK dhe e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *