Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit, Valdete Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit për gjyqtaren Valdete Hoxha.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Rivlerësimi i gjyqtares Hoxha u krye nga trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 29 qershor, nuk u identifikuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

KPK nuk konstatoi parregullsi në blerjen e një apartameni parafabrikat 63 m2 dhe një shtese 62 m2 në vitin 2007 kundrejt vlerës 2 milionë lekë. Gjithashtu, nuk u identifikuan probleme edhe në blerjen e një autoveture tip Ford Focus në vitin 2012 për vlerën 14 mijë euro si dhe dy depozita bankare prej 4.2 milionw lekwsh nw total.

Gjatë seancës dëgjimore u relatua se familja e gjyqtares Hoxha ka pasur mundësi financiare për shkollimin e dy fëmijëve në Kanada dhe për krijimin e gjendjeve cash.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për figurën dhe profesionalizmin, duke i konsideruar 33 denoncimet nga publiku të pabazuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *