Sekuetsrohen 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit
Lajme

Sekuetsrohen 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit në kuadër të një hetimi të regjistruar për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Një polic duke hapur derën për korrierin që transporton me karrocë dosjet e padive në Strukturën e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. .

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive skuestrimin e 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, pas një hetimi të regjistruar për falsifikim të dokumenteve, korrupsion, shpërdorim detyre dhe krim të organizuar.

Sipas koordinatores për marrdhënien me median në SPAK, Xhulieta Krasta, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën për sekuestrimin e 190 mijë m2 tokë.

Ajo sqaroi nëpërmjet një komunikimi në aplikacionin ëhatsapp se hetimi është regjistruar kryesisht nga SPAK për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve”; “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “korrupsioni  pasiv  i  personave  që  ushtrojnë  funksione  publike”; “shpërdorimi i detyrës”; “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja  e  veprave  penale  nga  organizata  kriminale  dhe  grupi  i strukturuar kriminal”. Krasta vijoi se nuk ka ende persona të arrestuar si përgjegjës në këtë çështje.

SPAK nuk bëri me dije kohwn e fillimit tw hetimeve dhe nëse është regjistruar ose jo procedim penal për ndonjë shtetas të dyshuar si të përfshirë në këtë aferë korruptive dhe të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *