Skeda e pasurisë së deklaruar –Eda Kaja – Gjykata e Durrësit
Korrupsioni KPK Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Eda Kaja – Gjykata e Durrësit

Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykatës së Durrësit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykatës së Rrethit Durrës do të përballet të enjten më 11 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Eda Kaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Eda Kaja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Eda Kaja.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Eda Kaja zotëronte pasuri me vlerë 780 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 15.1 milionë lekëve.

Subjekti zotëron pasuri të patundshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.4 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 770 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 27 milionë lekë, nga të cilat rreth 50% burojnë nga puna e subjektit si gjyqtare, 25% nga shitja e pasurive të patundshme, rreth 20% nga të ardhurat e bashkëshortit nga puna dhe aktiviteti privat si dhe 3% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me transaksionet me pasuritë e patundshme si dhe një huamarrje.

Në vitin 2005, subjekti Eda Kaja deklaron shtesë aseti apartament banimi me vlerë totale 47,000 euro, nga e cila shlyen brenda vitit 10,000 euro të siguruara nga kredia bankare me të njëjtën shumë, ndërsa diferenca e papaguar 37,000 euro do shlyhet pjesërisht në vitin 2008, falë kredise së marrë në vlerë 30,000 euro.

Gjatë vitit 2005 deklarohen gjithashtu: shtesa aseti nga trashëgimia që përfshijnë apartament banimi, dyqan dhe garazh, për të cilat nuk jepen vlera as detaje më shumë. Gjithashtu deklarohet një huamarrje në vlerë 10,000 euro që shërben për mobilim shtëpie dhe të ardhura 4,000,000 lekë nga shitja e një apartamenti banimi, i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë.

Në vitin 2008, subjekti deklaron blerje apartament banimi në vlerë 41,600 euro, ku si burim financimi përveç të ardhurave vjetore shërbejnë të ardhura nga shitja e dyqanit të përmenduar më sipër në vlerë 23,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *