Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Adrian Shega-këshilltar në Gjykatën e Lartë

Ish-këshilltari ligjor i Gjykatës së Lartë, Adrian Shega do të përballet të enjten me procesin e vetingut. Skeda e pasurisë së deklaruar prej tij për vitet 2014-2018.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar seancë dëgjimore me Adrian Shegën, ish-këshilltar pranë Gjykatës së Lartë të enjten. Trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vetingut për të përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Adrian Shega ka punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë përgjatë viteve 2014-2017. Në maj të vitit 2018 ai është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, por është larguar nga kjo detyrë në shtator 2018.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e funksionarëve të drejtësisë që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Skeda e pasurisë së deklaruar e Adrian Shegës, ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të Adrian Shegës nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Adrian Shega zotëronte pasuri me vlerë 817 mijë lekë në vitin 2014. Sipas deklaratës së tij në ILDKPKI, ai kishte një automjet me vlerë 390 mijë lekë dhe 450 mijë lekë kursime familjare në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Shegës kap vlerën e 1 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga i njëjti automjet i vitit 2014, ndërkohë që kursimet cash janë rritur nga 450 mijë në 650 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 6.9 milionë lekëve. Burimi i deklaruar i të ardhurave është paga nga funksioni në 60% dhe paga e bashkëshortes në rreth 40%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit të zotit Shega dhe asnjë prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë Pas mbarimit të detyrës

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *