Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Bramo – Prokuroria e Matit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Bramo – Prokuroria e Matit

Prokurorja Alma Bramo e Prokurorisë së Rrethit Mat do të përballet të martën më 31 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifkimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Prej vitit 2000, Alma Bramo ka punuar si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lushnjes dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bramo u emërua prokurore në nëntor të vitit 2015 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Mat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Alma Bramo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Alma Bramo.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Alma Bramo deklaron pjesë takuese në një apartament familjar të ndërtuar para viteve ’90, për të cilin nuk jep vlerë aseti. Në fund të vitit 2016, pasuria e deklaruar prej saj kap vlerën e 1.9 milionë lekëve.

Bramo zotëron familjarisht kursime cash në shtëpi në vlerën e 1.3 milionë lekëve si dhe likujditete bankare prej 665 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 3.5 milionë lekëve, nga të cilat gati 98% kanë si burim pagën e saj nga funksioni dhe 2% të ardhurat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 3 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kursimet në cash të subjektit dhe nënës së saj. Bramo e ka deklaruar fillimisht pasurinë në vitet 2003-2004 dhe pas një shkëputjeje është rikthyer në deklarim në vitin 2015.

Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës të vitit 2015, ajo deklaron kursime familjare në cash në vlerën 18,000 euro, të cilat ndahen një vit më pas në 400,000 lekë depozitë bankare dhe 1,300,000 lekë kursime në shtëpi.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *