Skeda e pasurisë së deklaruar-Idriz Mulkurti –Gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Idriz Mulkurti –Gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda

Gjyqtari i Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti, njëherazi kandidat për Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari i Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti, i cili është kandidat edhe për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të mërkurën më 11 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Mulkurtin po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

Idriz Mulkurti është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitin 2016 është promovuar në detyrë, duke u emëruar gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda. Ai është një ndër kandidatët për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Idriz Mulkurti nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar e gjyqtarit Idriz Mulkurti per vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Idriz Mulkurti zotëronte vetëm një apartament në Bajram Curri të përfituar nga privatizimi në vitin 2004, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Z. Mulkurti kap vlerën e 14.5 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1 milion lekësh.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor me 8.2 milionë lekë, ndërkohë që subjekti deklaron familjarisht edhe kursime të akumuluara në cash prej 3.5 milionë lekësh, likujditete në bankë prej 2.1 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 693 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.1 milionë lekë. Rreth 64% e të ardhurave kanë si burim pagën si gjyqtar, ndërsa 30% burojnë nga pagat e familjarëve. Familja Mulkurti ka përfituar gjithashtu rreth 5% të të ardhurave nga dhënia me qira e apartamentit në Bajram Curri.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtarin Mulkurti.

Gjatë analizës cilësore të deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me përfitimin e disa pronave nga trashëgimia, por edhe me shpenzimet e dasmës së vajzës së tij.

Më konkretisht në vitin 2013, Z.Mulkurti deklaroi se kishte përfituar si trashëgimtar ligjor një sipërfaqe toke në Luzhë të Tropojës si dhe 1 mijë metra katrorë në Hamallaj të Durrësit, me të drejtën për të vazhduar procedurat ligjore për regjistrimin e saj. Një sipërfaqe të dytë toke në Luzhë të Tropojës, Mulkurti deklaron se e ka përfituar përmes një kontrate dhurimi.

Në vitin 2014, gjyqtari deklaron se ka pakësuar 1.2 milionë lekë të shpenzuara për dasmën e vajzës së tij. Megjithatë, gjyqtari deklaron se burimi i këtyre parave është kontributi i 260 pjesmarrësve në këtë dasëm.

Në të njëjtin vit, vajza e gjyqtarit Mulkurti deklaron se ka shtuar 6 mijë euro të përfituara nga shitja e një makine të tipit “Ford”, makinë e cila rezulton se nuk është deklaruar në vitet e mëparshme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *