Prokurorja Edlira Cufi e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të martën më 15 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja dhe Alma Faskaj.
Edlira Cufi e ka nisur karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Shkodër.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet deklarimet e pasurisë së prokurores Edlira Cufi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Nga fillimi i deklarimit të pasurisë në vitin 2003 dhe deri në fund të vitit 2018, prokurorja Edlira Cufi nuk zotëron asnjë pasuri. Ajo deklaron të ardhura prej 14.4 milionë lekësh në total, të cilat kanë 100% si burim pagën e saj si prokurore.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklaruara, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Vlen gjithashtu për t’u theksuar se përveç të ardhurave nga paga, subjekti deklaron në vitin 2011 marrjen e një kredie bankare prej 300 mijë lekësh, e cila do të shlyhet rregullisht në vitet në vazhdim.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al