Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Millonai –kandidate për SPAK
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enkeleda Millonai –kandidate për SPAK

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai, e cila kandidon për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017.Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai, njëherazi kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, do të përballet të enjten më 13 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Millonain përbëhet nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Enkeleda Millonai ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Ajo ka punuar si sekretare gjyqësore në vitet 2003-2006 dhe më pas si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, atë të Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Elbasanit.

Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Enkeleda Millonai nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga drejtuesja e Prokurorise se Elbasanit, Enkeleda Millonai per vitet 2008-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Enkeleda Millonai nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2008, kur deklaroi për herë të parë interesat e saj private në ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria e saj kap vlerën e 6.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 667 mijë lekësh.

Pasuria kryesore e Znj. Millonai është një apartament me vlerë 6.1 milionë lekë. Ajo zotëron gjithashtu 125 mijë lekë kursime në cash, 34 mijë lekë likujditete në bankë dhe një automjet me vlerë rreth 338 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 10.8 milionë lekë. Paga nga funksioni ka siguruar 94% të të ardhurave, ndërsa 2% e totalit ka si burim mësimdhënien. Prokurorja Millonai ka përfituar gjithashtu vlera të vogla nga dhurata në cash dhe interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 10 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” detyrimin që subjekti ka ndaj një kompanie ndërtimi për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Në deklaratën e vitit 2015, Znj. Millonai deklaroni një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti në Kashar të Tiranës në vlerën 45 mijë euro.

Ajo deklaron se ka paguar 10 mijë euro dhe shumën tjetër prej 35 mijë eurosh do ta paguajë pas hipotekimit dhe nënshkrimit të kontratës së shitblerjes. Deri në fund të vitit 2017, detyrimi ndaj kompanisë nuk ka ndryshuar, ndonëse subjekti e ka marrë apartamentin në përdorim.

Vlen për t’u shënuar gjithashtu se në vitin 2011, Znj. Millonai ka dalë garant për një kredi bankare të marrë nga një koleg i saj, ndërsa përgjatë dy viteve ka marrë dy transferta me vlerë 200 euro gjithsej nga babai për shpenzime familjare.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *