Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Copa – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Copa – Prokuroria e Durrësit

Prokurori Gëzim Copa i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të martën më 20 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko.

Gëzim Copa ka punuar në vitet 2009-2014 në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI në detyrën e ndihmës inspektorit dhe më pas si sekretar i Përgjithshëm. Ai është emëruar prokuror në vitin 2015 fillimisht në Pukë dhe më pas në Prokurorinë e Kavajës. Ai e ushtron aktualisht funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Gëzim Copa nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019. Kliko këtu për PDF.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Gëzim Copa deklaronte pasuri familjare me vlerë 35.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 75.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 47.7 milionë lekë, pasuri të paluajtshme me vlerë 24.8 milionë lekë, automjete me vlerë 2.4 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 850 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 83.5 milionë lekë me burim kryesor shitjen e pasurive të paluajtshme në 46% të totalit. Paga e subjektit zë rreth 12% të të ardhurave totale, ndërsa pagat e familjarëve rreth 33%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera për shitjen e pasurive të patundshme si dhe pronat e përfituara përmes trashëgimisë.

Para Fillimit të Detyrës, pasuria e deklaruar nga subjekti Gezim Copa ka si burim kryesor shitjen e tokës truall dhe tokës bujqësore, e cila është përfituar nga ligji nr. 7501. Transaksionet e shitjes në më të shumtën e rasteve përshkruajnë shumën e përfituar nga shitja, por mungojnë të dhëna mbi sipërfaqen dhe adresën e tokës së shitur.

Në vitin 2015, subjekti rideklaron pasurinë pas një shkëputje të shkurtër nga detyrimi ligjor për deklarim të interesave private dhe në formularin e vitit 2015 pasqyrohet shtesë: (1) shtëpi banimi 2 katëshe + papafingo me sipërfaqe trualli 886 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 479 m2, 66 m2 garazhd, ndërtuar në vitet 1994 – 1996 në vlerën totale ndërtimi 5,000,000 lekë, trashëguar nga prindërit si dhe tokë bujqësore dhe ullishte të trashëguara nga nëna.

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë Para Fillimit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *