Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Hasani –Gjykata e Përmetit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Hasani –Gjykata e Përmetit

Gjyqtari Dritan Hasani i Gjykatës së Përmetit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtari i Gjykatës së Përmetit, Dritan Hasani do të përballet të martën më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Dritan Hasani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Hasani u emërua gjyqtar në Përmet ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Hasani nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Përmetit, Dritan Hasani.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, Hasani deklaronte pasuri me vlerë 621 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij kap vlerën e 4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, pasuria e gjyqtarit Hasani përbëhet nga një automjet me vlerë 650 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh.

Të ardhurat e deklaruara nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018 janë 6.7 milionë lekë me burim 100% nga paga si gjyqtar i Republikës së Shqipërisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *